Miroslav Lajçak: Takimi i parë Kurti-Vuçiq do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 11:50
 Miroslav Lajçak: Takimi i parë Kurti-Vuçiq do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak në konferencën për media që ka mbajtur në Prishtinë ka njoftuar se takimi i nivelit të lartë mes Kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel.

“Qëllimi parësor i kësaj vizite është të bëhet përgatitja për takimin e nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Vuçiq që do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel dhe prandaj jam këtu. Programi fokusohet në katër takime kyçe me presidenten Osmani, kryeminsitrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla”, ka thënë Lajçak.

Diplomati evropian poashtu ka thënë se viti 2021 ka potencial për të qenë vit i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe agjendën evropiane.

“Ky vit ka potencial të jetë vit i mirë për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanin Perëndimor. Ka pasur diskutim mes 27 ministrave të Jashtëm do të ketë edhe një diskutim me 22 qershor. Do kemi samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në tetor dhe gjithë kjo platformë do të përdoret për të dërguar agjendën evropiane për rajonin përfshirë edhe Kosovën përpara”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)