13-vjeçarja shkoi te motra e saj në Ferizaj, dyshohet se u sulmua sek*ualisht nga një 23-vjeçar

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 14:40
 13-vjeçarja shkoi te motra e saj në Ferizaj, dyshohet se u sulmua sek*ualisht nga një 23-vjeçar

Një 13-vjeçare dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një 23-vjeçar në Ferizaj. Siç mëson media viktima kishte shkuar për të ndenjur te motra e saj, ndërsa rastin në polici e ka raportuar nëna e saj.

23-vjeçari është prangosur dhe ndodhet në mbajtje, ndërsa Prokuroria Themelore e Ferizajt ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për të.

Rasti iniciuar si “sulm seksual” dhe është bërë i njohur sot me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ndërsa ka ndodhur më 26 maj të këtij viti.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare (fëmijë). Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim gjinekologjik, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia me anë të raportit 24-orësh.

(Kosova Sot Online)