“Vaksina kineze vë nën kontroll të plotë Covid-19”

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 14:44
 “Vaksina kineze vë nën kontroll të plotë Covid-19”

Një studim në një qytet brazilian, banorët e të cilit janë vaksinuar me vaksinën kineze të Sinovac Biotech Ltd. tregoi se kjo vaksinë mund të kontrollojë shpërthimet e Covid-19 në mënyrë më efektive nga sa pritej nga testimi klinik, duke i dhënë një tjetër nxitje këtij procesi, ku mbështeten dhjetëra vende në zhvillim, sipas indiaexpress.com që i referohet agjencisë Bloomberg.

“Ndërsa qytetet fqinje po goditeshin rëndë nga pandemia, Serrana, një qytet me 45,000 banorë, ku u krye studimi pa se vdekjet ranë me 95% në pesë javë menjëherë pas përfundimit të vaksinimit masiv”, shkruan gazeta.

“Rastet simptomatike ranë me 80% dhe shtrimet në spital u ulën me 86%”, thekson ajo. Asnjë efekt i rëndë anësor nga vaksina nuk u raportua dhe nuk kishte vdekje të lidhura me Covid midis pjesëmarrësve, edhe 14 ditë pas aplikimit të dozës së dytë”, thotë Ricardo Palacios, drejtori i kërkimit në institutin ”Butantan”.

“Tani mund të themi se është e mundur të kontrollohet pandemia me vaksina”, thekson Ricardo Palacios, duke shtuar se numrat Covid-19 gjithashtu ranë edhe te fëmijët.

(Kosova Sot Online)