Në mandatin e Qeverisë Kurti ringjallen njohjet e reja

Në mandatin e Qeverisë Kurti ringjallen njohjet e reja

Gani Qarri

  • 01 June 2021 - 13:34

 Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Për fatin e mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, pas zgjedhjeve të reja përveç njohjes paraprake nga Izraeli, duket se Qeveria Kurti me ndihmën e mikut më të madh dhe të përjetshëm të vendit tonë SHBA-ve, do ta marr si “shpërblim” të merituar, për fillimin e dialogut me Serbinë edhe njohjen e mirëpritur nga shteti i Greqisë, një nga pesë vendet e BE-së, që deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Një njohje tjetër kjo me interes të madh e shumë domethënës, jo vetëm politik por edhe strategjik, pas asaj nga Izraeli, për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, pikërisht na fazën vendimtare të dialogut dhe pritjes për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke me Serbinë, që po ashtu mund të ndodhë vetëm me ndihmën e presidentit z. Joe Biden dhe administratës shtetërore të SHBA-ve, të cilëve shqiptarët u janë shumë falënderues dhe do tu mbeten mirënjohës e falënderues të pafund, tash e për gjithë jetën. Madje këto ditë dhe javë, mediat e rajonit, por dhe ato në Serbi, kanë shkruar në vijimësi se Greqia është duke shqyrtuar njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës, madje po ndryshojnë me të shpejtë edhe raportet midis Kosovës dhe Greqisë, një lajm shumë i mirë ky për ne dhe shtetin tonë, që thuhet se ka shqetësuar dhe e ka pritur si dush të ftohtë presidenti serb, krimineli Aleksandër Vuçiq. 

Kështu që Vuçiqi ka filluar tanimë ti varë veshët si gomar i lodhur, sado që ende bënë sikur thotë, se gjoja atë vazhdojnë ta sigurojnë se kinse nuk do të ndodhë njohja, përderisa edhe vet, pohon se gjërat që ai ka parë nuk janë lajme të mira për të dhe Serbinë, duke mos përjashtuar mundësinë e vendimmarrjes befasuese të Greqisë në raport me Kosovën nën ndikimin e lobimit të fuqishëm amerikan por edhe të disa vendeve mike të Kosovës në BE, mu në prag të vizitës së ministrit të jashtëm grek në Kosovë. Për aq më tepër, ajo që mbush shpresë qytetarët e Kosovës, për njohjen nga Greqia, është fakti se vizita e ministrit të jashtëm grek z. Nikos Dendiasë, në Kosovë është paraparë të zhvillohet më 4 qershor të këtij viti, pikërisht në të njëjtën javë dhe interval kohor, kur në Kosovë paraprakisht do të qëndrojë edhe vet Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthev Palmer.

Palmer së bashku me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të qëndrojnë në Kosovë për dy dit me radhë, më 31 maj dhe 1 Qershor, të cilët gjatë vizitës që do ti bëjnë vendit tonë, do të takohen me  kryeministrin Kurti dhe Presidenten Dr. Vjosa Osmani, për t’i dhënë shtytje të mëtejme vazhdimit të dialogut me Serbinë, duke e shpërblyer Republikën e Kosovës, pas Izraelit edhe me një njohje të re, prej një vendi deri më tani mos-njohës nga vet BE-së, si ajo që shpresohet të vije, së shpejti nga Greqia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".