Komisioni Evropian i ndan edhe 50 milionë euro tjera për Kosovën

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 14:48
 Komisioni Evropian i ndan edhe 50 milionë euro tjera për Kosovën

Komisioni Evropian i ka ndarë edhe 50 milionë euro për Kosovën.

Kështu ka njoftuar sot shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Përmes një postimi në “Twitter”, Szunyog ka thënë se përmes kësaj ndihme tregohet mbështetja e BE-së për adresimin e problemeve të shkaktuara nga pandemia.

Më tej, ai ka shtuar se do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet e vendit tonë në zbatimin e politikave efektive që kanë qëllim rimëkëmbjen më të shpejtë dhe rritjen e qëndrueshme e stabile ekonomike.

“Komisioni Evropian ka ndarë sot 50 milionë euro për Kosovën, nga Kredia për Ndihmë Makro-Financiare. 50 milionë të tjera tashmë janë ndarë për Kosovën, duke bërë totalin prej 100 milionë euro. Kjo tregon se Bashkimi Evropian po vazhdon ndihmën për Kosovën në adresimin e sfidave socio-ekonomike të pandemisë Covid-19. Ne do të vazhdojmë që të punojmë me autoritetet kosovare që të implementojmë politika efektive për një rimëkëmbje dhe rritje të qëndrueshme ekonomike”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)