E pazakontë/ Shkencëtarët zbulojnë bretkosën 'çokollatë'

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 14:58
E pazakontë/ Shkencëtarët zbulojnë bretkosën 'çokollatë'

Një ekip shkencëtarësh australianë kanë zbuluar një bretkosë të çuditshme “çokollatë”  në pyjet tropikale të Guinesë së Re.

Bretkosat janë të njohura për lëkurën e tyre të gjelbër, por për shkak të ngjyrës kafe, studiuesit e quajtën specien e re "bretkosë çokollate".

"I afërmi më i afërt i njohur i 'Litoria Mira' është bretkosa e gjelbër australiane. Të dyja speciet duken të ngjashme përveç se njëra është e gjelbër, ndërsa specia e re ka një ngjyrë të mrekullueshme çokollate", tha Paul Oliver, një nga autorët e hulumtimit përkatës, të botuar së fundmi në revistën 'Australian Journal of Zoology'.

Shkencëtarët australianë zbuluan një nga këto bretkosa të veçanta në vitin 2016, sipas botimit, dhe besojnë se specia mund të përhapet në Guinenë e Re, raporton CNN.

"Për shkak se bretkosa jeton në zona shumë të nxehta dhe moçalore me shumë krokodilë, e gjithë kjo dekurajon eksplorimin," tha Steve Richards nga Muzeu i Australisë së Jugut, i cili gjithashtu ishte bashkëautor i studimit.

"Ne e quajtëm këtë specie të re 'Bretkosa Litoria Mira', që do të thotë e habitur ose e çuditshme në latinisht, sepse ishte një zbulim mahnitës ", tha Oliver.

(Kosova Sot Online)