Ariu i sulmoi qentë, gruaja guximtare e hedh nga muri

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 08:54
Ariu i sulmoi qentë, gruaja guximtare e hedh nga muri

Një grua amerikane shumë guximtare nuk ngurroi që të përballej me një ari të madh, në momentin kur kafsha e egër po futej në oborrin e shtëpisë së saj.

Videoja e publikuar në TikTok tregon qentë e gruas që i sulen ariut që ishte ngjitur në murin rrethues, por kafsha e egër i largon pa problem me putër.

Më pas, vetë gruaja nga Utah shkon drejt ariut dhe e shtyn me duar, duke e rrëzuar nga muri.

Pas këtij veprimi të guximshëm, ajo mbledh qentë e saj dhe mbyllet në shtëpi.

https://video.syri.net/upload/videos/2021/06/tYQ8GmULSAW65kfna7iT_01_4970e4b5bf5dafa9955baa994fb7b3d1_video_240p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)