Gjakovë: Gruaja përleshet fizikisht me kunatin, ia rrah edhe bashkëshorten

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 09:25
 Gjakovë: Gruaja përleshet fizikisht me kunatin, ia rrah edhe bashkëshorten

Një grua nga Gjakova është përleshur fizikisht me kunatin e saj, e më pas ia ka sulmuar edhe bashkëshorten.

Përleshja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje. Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 31.05.2021 – 19:30. Pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare, është përleshur fizikisht me të dyshuarin mashkull kosovar (kunati i saj) e njëjta ka sulmuar edhe bashkëshorten e të dyshuarit të lartë cekur. Palët kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të dyshuarit janë arrestuar, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar Policia./

(Kosova Sot Online)