E pazakontë: 2 bletë hapin kapakun e mbyllur të ‘Fanta-s’

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 09:47
E pazakontë: 2 bletë hapin kapakun e mbyllur të ‘Fanta-s’

Një video virale tregon një veprim të pabesueshëm të zhvilluar nga dy bletë, të cilat kanë bërë të mundur hapjen e  një shisheje me ‘Fanta’.

Mediat e huaja kanë publikuar videon ku shihen dy bletë të cilat në bashkëpunim me njëra tjetrën arrijnë të hapin kapakun e një shisheje me lëng portokalli.

Është për tu mahnitur se si dy krijesa aq të vogla arrijnë të hapin diçka për të cilën duhet të ushtrohet forcë.

Me këtë na kanë bërë të kuptojmë se edhe bletët kanë inteligjencë dhe bashkëpunojnë me njëra tjetrën.

https://video.syri.net/upload/videos/2021/06/R1YPi4LtycVYEy2Gymlc_01_0320cd49648a62530bd2e56ec018901e_video_360p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)