Çudira nga ky vend: Merre vaksinën, mund të fitosh pushkë, çmimi kryesor…

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 10:40
 Çudira nga  ky vend: Merre vaksinën, mund të fitosh pushkë, çmimi kryesor…

Guvernatori i Virgjinias Perëndimore të martën e lavdëroi nismën për të organizuar lotari për nxitjen e vaksinimit të popullsisë. Çmimi kryesor do të jetë 1 milion dollarë.

“Do ta bëjmë këtë program nga 20 qershori deri më 4 gusht. Do të fillojmë me dhënien e dhuratave në Ditën e Babait”, tha guvernatori Jim Justice gjatë një konference për gazetarë.

Ai bëri të ditur se për të qenë pjesëmarrës në lotari, të interesuarit duhet ta kenë marrë së paku dozën e parë të vaksinës për Covid-19. “Ju mund të fitoni diçka që është fenomenale”, tha guvernatori Justice.

Në mesin e shpërblimeve do të jenë edhe dy kamioneta, 25 shëtitje në parqe shtetërore, pesë pushkë gjuetie, pesë leje të përjetshme për gjueti dhe peshkim dhe pesë armë tjera të gjata për gjueti

Virgjinia Perëndimore u është bashkuar disa shteteve tjera të ShBA-së dhe disa bizneseve që kanë hartuar programe nxitëse për t’i bindur njerëzit që ta marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Guvernatori tregoi se shifra e rasteve aktive me Covid-19 në këtë shtet është 4.550, që paraqet numrin më të ulët që nga tetori i vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)