Qytetarët qëndruan në radhë gjatë gjithë natës vetëm për ta marrë vaksinën e “Johnson&Johnson”

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 11:00
Qytetarët qëndruan në radhë gjatë gjithë natës vetëm për ta marrë vaksinën e “Johnson&Johnson”

Shumë shtete tashmë kanë filluar të përdorin vaksinën Anti-COVID të “Johnson&Johnson.

Ndërsa, tensione të forta ka pasur në Panairin e Bolonjës ku gjatë ditës së sotme do të nisë përdorimi i vaksinës së “Johnson&Johnson”.

Dhjetëra persona qëndruan në radhë gjatë natës për të marrë një nga 1,200 vaksinat e disponueshme të “Johnson&Johnson” që ishin përcaktuar për këtë qendër.

Gjatë qëndrimit pati dhe përplasje dhe fyerje mes personave në radhë që solli dhe ndërhyrjen e policisë.

(Kosova Sot Online)