Policja sulmohet nga i dyshuari, ndihmohet nga kalimtarët

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 11:06
Policja sulmohet nga i dyshuari, ndihmohet nga kalimtarët

Disa kalimtarë rasti u incizuan duke ndihmuar një police të vetmuar në San Francisco, e cila po sulmohej nga një i dyshuar të premten.

Policja, emri i së cilës nuk është publikuar por që policia e përshkroi si oficere me prejardhje aziatike, ishte duke iu përgjigjur një thirrjeje, pas ankesës se një person po kërcënon, thuhet në deklaratën e policisë lokale.

Kur policja arriti në vendin e ngjarjes, ajo filloi kontakt fizik me të dyshuarin dhe u përpoq ta arrestonte, kur ai nisi ta sulmonte, siç shihet në pamjet e siguruara nga kamerat.

Në video, i dyshuari fillimisht duket se i zbaton komandat e polices, duke ia kthyer shpinën dhe duke vendosur duart mbi kokë. Megjithatë, pas pak, ai e kap policen për krahu dhe e rrëzon në tokë, shkruan CNN.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

Disa sekonda më vonë, së paku katër kalimtarë afrohen dhe mundohen ta ndihmojnë policën gjatë përleshjes fizike me të dyshuarin. Ata e godasin të dyshuarin me këmbë dhe e tërheqin me duar, duke arritur më në fund që ta largojnë nga oficerja.

Vitin e fundit, në Shtetet e Bashkuara janë shtuar incidentet ku sulmohen amerikanët me prejardhje aziatike, sidomos gratë. Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë regjistruar mbi 2.400 raste të krimit të urrejtjes ndaj njerëzve me prejardhje aziatike.

https://edition.cnn.com/2021/06/01/us/san-francisco-officer-attacked-people-help-trnd/index.html?utm_source=fbCNN&utm_content=2021-06-02T01%3A29%3A06&utm_term=link&utm_medium=social&fbclid=IwAR3FHxSflR8eBzQtiTNAB5dw5s1ERTaP5YFSzg5XRx81aXDpPckR7i46FgU

(Kosova Sot Online)