Kur shpëton për një fije nga peshkaqeni agresiv

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 12:32
 Kur shpëton për një fije nga peshkaqeni agresiv

Dy peshkatarë kanë përjetuar një eksperiencë të frikshme teksa u ndoqën nga një peshkaqen i bardhë agresiv.

Jordan Marshall dhe Paul Marriott po peshkonin në Catherine Bay, katër kilometra larg ishullit Rottnest në Australinë Perëndimore, kur grabitqari i oqeanit filloi të sillej rreth varkës së tyre.

Shokët tregojnë se u përpoqën të ruanin qetësinë por ishte shumë e vështirë, sidomos kur grabitqari sulmoi motorin e anijes së tyre.

Fatmirësisht ata arritën të lartgoheshin ndërsa sulmet e peshkaqenëve në zonë iu kanë marrë jetën disa personave dhe shkaktojnë panik mes pushuesve.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/06/yDSPysHv8UUgV2y5XUxG_02_a6e835ac5e7ba22ec4661323c545de85_video_480p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)