Kush do të jetë kandidati i VV-së për Prishtinën? Deklarohet Albin Kurti

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 14:45
 Kush do të jetë kandidati i VV-së për Prishtinën? Deklarohet Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti në cilësinë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje sot ka takuar Presidenten Vjosa Osmani, për të folur rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Në konferencën për media pas takimit me Osmanin, Kurti është pyetur nga gazetarët se kush do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës.

Kurti deklaroi se këtë e vendos Këshilli i Qendrës së VV-së në Prishtinë.

“Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e vendos një gjë të tillë, nuk më takon mua si kryetar, madje as Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e bën një gjë të tillë. Do të ketë process të brendshëm në përputhje me statutin dhe me siguri që do ta kemi emrin që ne duam e I duhet kryeqytetit”, ka deklaruar Kurti.

Ndryshe, tashmë LDK, PDK dhe AAK kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për Prishtinën.

Nga LDK-ja do të jetë Përparim Rama, nga PDK Uran Ismaili ndërkaq nga AAK Daut Haradinaj.

(Kosova Sot Online)