NISMA i hyn garës zgjedhore edhe në këtë komunë

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 10:43
 NISMA i hyn garës zgjedhore edhe në këtë komunë

Nisma Socialdemokrate, ka filluar shpalljen e kandidaturave për kryetar dhe asambleistë të Komunës së Podujevës.

Nga partia e Fatmir Limajt, kandidat për kryetar të Podujevës, do të jetë Xhemajl Hasani.

Hasani ka nisur prezantimin e kandidatëve për asamble komunale në Podujevë.

Ndërsa, Nisma ka prezantuar deri më tani edhe kandidatët për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit.

Bekim Bresovci dhe Zafir Berisha, janë kandidatë të Nismës – i pari për kryetar të Prishtinës, i dyti për atë të Prizrenit.

(Kosova Sot Online)