Lante dhëmbët me sodë buke, polici i blen të pastrehut brushë dhe pastë

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 11:25
 Lante dhëmbët me sodë buke, polici i blen të pastrehut brushë dhe pastë

Një polic në Georgia të Shteteve të Bashkuara bleu brushë dhe pastë dhëmbësh për një person të pastrehë, i cili i tha policisë se jetonte pranë veturës dhe nuk kishte mundësi të blinte produkte elementare për jetesë.

Policia lokale njoftoi në rrjetet sociale se polici Cavorsi shkoi me veturën zyrtare deri te një dyqan dhe bleu brushë e pastë dhëmbësh me të hollat e tij, pasi burri i pastrehë i tha se dhëmbët i pastron me sodë buke, shkruan Fox News.

“Ndonëse ky mund të mos jetë tregimi më i madh që e keni dëgjuar, oficerët shfaqin ndjeshmëri për shumë individë që i shohin përditë dhe ky është vetëm njëri nga tregimet. Të lumtë, oficer Cavorsi”, shkruhet në postimin e policisë në Facebook.

Dhjetëra komentues e çmuan gjestin e policit dhe disa thanë se do të donin t’i dhuronin gjësende policisë në mënyrë që policët më pas t’ua japin ato personave që kanë nevojë. “Këta policë kanë zemra të mëdha”, shkroi një komentues.

(Kosova Sot Online)