26-vjeçarja braktis punën dhe të dashurin për të jetuar me qenin e saj

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 12:38
 26-vjeçarja braktis punën dhe të dashurin për të jetuar me qenin e saj

Një 26-vjeçare la punën dhe përfundoi një lidhje dashuri që zgjaste prej 5 vitesh për të jetuar në një kamper me qenin e saj. Linnea Schmelzer, nga Wisconsin, aktualisht jeton në kamper në shkretëtirën e largët të Idaho me qenin, të cilin e ka quajtur, Akela.

Para se të ndryshonte totalisht jetën, Linnea kishte një punë të mirë si dhe një lidhje dashuri, por vendosi të ndryshonte gjithçka pasi dëshira për të udhëtuar ishte e madhe.

Në maj të vitit të kaluar, ajo bleu kamperin për 20 mijë dollarë, ndërsa shpenzoi edhe 7500 të tjera për rregullime, por sërish ai nuk ka ujë, madje as tualet.

Sa i përket lidhjes së dashurisë, Linnea thotë se ajo mendonte se do të ishte përgjithmonë me të dashurin e saj, por ata vendosën të ndahen pas vendimit të përbashkët dhe tashmë kanë mbetur miq. “Unë e kam shijuar jetën, kam qenë shumë aktive. Megjithatë, në një moment kisha nevojë për të bërë diçka ndryshe, kisha nevojë për udhëtime. Kështu, unë vendosa të marr Togon (kamperin)”, tregon 26-vjeçarja.

Linnea e ka bërë të gjithë punën vetë në kamperin e saj, megjithatë ende nuk ka vendosur një dush, pasi shprehet se dëshiron ta mbajë atë sa më te thjesht. Për këtë arsye, ajo përdor tualetet publike, ndërsa kur është në shkretëtirë e vetme nuk e ka shumë të vështirë…

(Kosova Sot Online)