
Lexoni edhe:
Qeverinë Kurti e pret provimi i parë serioz në zgjedhjet lokale të vjeshtës
Një burrë 56-vjeçar nga Kalifornia vdiq pas rënies nga lartësia prej 150 metrash përderisa po ngjitej në Malin Russell, pika e shtatë më e lartë në këtë shtet të ShBA-së.
Mediet lokale raportuan se Yao-Min Chen ishte me një grup njerëzisht afër majës që është rreth 4.200 metra e lartë, kur ai e humbi hapin dhe ra.
Qeverinë Kurti e pret provimi i parë serioz në zgjedhjet lokale të vjeshtësLexoni edhe:
Një grua nga grupi u mundua ta shpëtonte, por u lëndua rëndë vetë pasi u rrokullis për disa metra, shkruan Fox News.
Një helikopter i ekipeve të kërkim-shpëtimit ishte afër vendit të ngjarjes dhe iu përgjigj rastit, pasi një anëtar i grupit i thirri shërbimet emergjente për ndihmë.
Gruaja që u mundua ta shpëtonte burrin tashmë të ndjerë u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni. Trupi i burrit u gjet të nesërmen.
(Kosova Sot Online)