Interesante: Gazetari i BBC-së lart me kravatë, poshtë me pantallona të shkurtër

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 09:58
 Interesante: Gazetari i BBC-së lart me kravatë, poshtë me pantallona të shkurtër

Një lexues i lajmeve në BBC është kapur nga kamera me një kombinim të veçantë të rrobave – lart kravatë e këmsihë të bardhë, poshtë pantallona të shkurtër.

Përderisa i jepte lajmet, Shaun Ley dukej serioz dhe me fytyrë të ngrysur përderisa fliste për rregullat e udhëtimit në pandemi dhe krizën politike në Izrael, shkruan Daily Mail.

Ndryshe, ditëve të fundit në Londër po mbretërojnë temperatura mjaft të larta dhe të pazakonshme për këtë qytet në pranverë. Të mërkurën u shënua dita më e ngrohtë e vitit deri më tani. Temperatura arriti në 28.3 gradë.

Veshja e pazakontë e lexuesit të lajmeve nuk kaloi pa u komentuar në rrjetet sociale. Diksuh shkroi: “Kur isha fëmijë, mendoja se prezantuesit e lajmeve nuk kanë veshur shumë rroba nga beli e poshtë, tani kam dëshmi.”

(Kosova Sot Online)