Kryediplomati grek: Do të kthehem pas disa muajsh në Prishtinë

  • E.K /
  • 04 qershor 2021 - 14:33
 Kryediplomati grek: Do të kthehem pas disa muajsh në Prishtinë

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka paralajmëruar se do të vizitojë Kosovën edhe pas disa muajsh, derisa ka shkruar detaje nga takimet e tij me liderët e vendit.

“Më lejoni t’ju falënderoj për mikpritjen e mirë sot në Prishtinë. Do të kthehem këtu pas pak muajsh, dhe vizita ime sot nënvizon përkushtimin tonë që t’i rrisim edhe më tutje lidhjet me ju”, ka shkruar Dendias në Twitter.

“Ne besojmë që i tërë Ballkani Perëndimor duhet të jetë i lidhur me gazsjellësin Trans-Adriatrik, përmes ndërlidhësve të gazit. Ne po ashtu mund të sigurojmë përkrahje dhe udhëzime në reduktimin e varshmërisë në linjit dhe ta zgjerojmë përdorimin e burimeve të energjisë së ripërtërishme”.

“Greqia në mënyrë konsistente tash, për dy dekada, ka avokuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Qeveria e kryeministrit Mitsotakis mbetet e ankoruar fort për këtë përkushtim”.

Dendias ka thënë që rajoni nuk duhet t’i lejojë ndikimet e jashtme që ta prishin stabilitetin, teksa tha se do ta përkrahin plotësisht vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë.

“Ne nuk duhet t’i lejojmë fuqitë e tjera që ta minojnë stabilitetin e brishtë të rajonit tonë, duke tentuar që të krijojnë sfera ndikimesh apo të provojnë që ta ngulitin veten duke iu referuar afiniteteve kulturore, historike apo fetare”.

“Ne e vlerësojmë punën e ndërmarrë nga EULEX Kosova, në të cilën aktualisht po shërbejnë disa zyrtarë grekë. Do t’i shoh ata në fund të pranisë sime këtu”.

“Ne e përkrahim plotësisht vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Shfrytëzoj këtë rast të pranisë sime këtu që t’i nxis edhe njëherë të gjitha palët që t’i intensifikojnë përshtypjet e tyre në mënyrë që ta arrijnë një zgjidhje ligjërisht të obligueshme dhe zbatueshme”.

“Një zgjidhje e tillë do të bëjë mrekulli që ta stabilizojë të gjithë rajonin, si dhe ta sjellë rajonin afër me familje n evropiane. Jam në kontakt shumë të rregullt me mikun tim dhe ish-kolegun, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak”.

“Do të doja që ta nënvizoj përkushtimin e Greqisë në operacionin e gjatë të NATO-s. Do të vazhdojmë që ta përkrahim atë që ta përmbushë mandatin e vet në një mënyrë fer dhe të paanshme”.

(Kosova Sot Online)