Thatësi e madhe në këtë vend, më e rënda në më shumë se 40 vjet

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 12:27
 Thatësi e madhe në këtë vend, më e rënda në më shumë se 40 vjet

Pas dy viteve radhazi me thatësi, Kalifornia e Shteteve të Bashkuara po përballet me të njëjtin problem edhe këtë vit.

“Kjo është thatësia më e rëndë që nga viti 1977”, tha Ernest Conant, drejtor rajonal i Byrosë së Rikuperimeve në Kaliforni.

Fermermi që kultivon shalqinj, Joe Del Bosque, e cilësoi motin e thatë si katastrofë ekonomike. “S’mund të mbjellim, nuk kemi vende pune dhe nuk do të ketë ushqim që vjen nga fusha këtë vit”, tha ai.

Edhe statistikat tregojnë për gjendjen e rëndë. Sipas Vëzhguesit të Thatësirës, 93 për qind e Kalifornisë dhe e pjesës jugperëndimore të ShBA-së janë në thatësi ekstreme ose të jashtëzakonshme, duke lënë të kuptohet se ajo pjesë mund të përballet së shpejti me reduktime të ujit. Kjo shifër vitin e kaluar ishte vetëm 3 për qind.

Administrata Kombëtare për Atmosferë dhe Oqeanografi ka parashikuar që deri në gusht, thatësia të zgjerohet në 13 shtete në perëndim të Shteteve të Bashkuara, shkruan Fox News.

Më shumë se 90 për qind e shtetit Utah është duke vuajtur nga thatësia. Në Nevada gjendja është edhe më e rëndë – 95 për qind. Në Kaliforni kanë nisur reduktimet e ujit në disa pjesë, ndërsa zjarret në natyrë dhe pjekja e ushqimit jashtë është e ndaluar.

(Kosova Sot Online)