Lejohen dasmat në këtë vend

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 12:57
Lejohen dasmat në këtë vend

Një çift hungarez u detyrua ta anulonte dasmën dy herë gjatë pandemisë, por më në fund djali dhe vajza po bëhen gati për ditën e tyre të madhe, pasi qeveria i largoi masat kufizuese.

Pasi u njoftuan në vitin 2016, Marton dhe Enikoja thonë se vlugu i emocioneve gjatë 18 muajve të kaluar është ulur, por kjo e ka bërë më të fuqishme lidhjen e tyre, shkruan Reuters.

“Për shkak të pandemisë, ne u detyruam që ta riplanifikojmë martesën për herë të tretë, edhe për datën, edhe për vendin. Pandemia gjithashtu ka pasur ndikim serioz mendor dhe fizik tek i fejuari im, sepse ai është punëtor shëndetësor”, tha Eniko Tokacs-Mathe, vajza që do të bëhet nuse.

Çifti zhvilloi një ceremoni civile një muaj më parë dhe tani po përgatitet për një dasmë me mbi 100 mysafirë në qytezën Mako, afër kufirit me Rumaninë. Eniko është nga Transilvania e Rumanisë dhe shumë prej familjarëve të saj do ta kalojnë kufirin për të marrë pjesë në dasmë.

Shumë çifteve u është hequr brenga e martesës tani kur 53 për qind e hungarezëve janë vaksinuar për Covid-19 dhe ata mund të mbajnë dasma përsëri.

Organizatori i martesave, Gabor Herendi, zakonisht organizon 30 deri në 35 martesa në vit, por vitin e kaluar 70 për qind e tyre u shtynë për këtë vit.

(Kosova Sot Online)