Nuk është aspak e çuditshme pse edhe opozita e inkriminuar i reziston ligjit VETING

Skender Kapiti

  • 05 June 2021 - 09:14

Shkruan: ANALISTI - Skënder Kapiti

Këtë do ta kundërshtojnë partitë opozitare, të cilat tashmë do të jenë gjatë në opozitë, dhe duke sabotuar punën e VETING-ut ata shpresojnë se do të jetë të pushtetshëm dhe do ta kenë sistemin gjyqësor të tyrin, dhe do të kenë mbrojtjen e tij për aferat krimo-korruptive dhe hajnie, ashtu sikurse vepruan edhe opozita në Shqipëri. Mirëpo falë SHBA-ve kryesisht , VETING-u në Shqipëri u miratua dhe po funksionon për mrekulli. Tani kur në pushtet janë LVV dhe Lista “GUXO”, është krijuar shansi dhe mundësia për të miratuar VETING-un edhe pa pritur dakord sinë e opozitës. Pozita dhe pushteti nëse kanë vullnetin, ata duhet ta marrin nismën parlamentare për miratimin e ligjit të VETING-ut, duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga SHBA-të , pasi kjo është një reformë jetike për Kosovën.

Partitë opozitare në Kosovë mësohet se kanë kundërshtuar propozimin e komisionit për legjislacion dhe kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, që të delegojnë përfaqësuesin e tyre në grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për zhvillimin e procesit të VETING-ut në sistemin e drejtësisë. Mua kjo nuk me çudit aspak, për faktin se e njoh mirë edhe atë se çfarë ka bërë opozita në Shqipëri kundër dhe në sabotim të miratimit të VETING-ut. Partia Demokratike dhe LSI së bashku me të gjithë aparat çikët politikë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri me në krye ish Prokurorin politik Llalla, kanë qenë kundërshtarët më të mëdhenj të VETING-ut. Dhe pse? Sepse ata ishin ata të cilët i kishin emëruar të gjithë gjyqtarët e prokurorët, dhe po ata e kishin kapur sistemin e drejtësisë. Miratimi dhe vënia në funksionim i VETING-ut realisht realizon fillimin e funksionimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë edhe në Kosovë.

Këtë do ta kundërshtojnë partitë opozitare, të cilat tashmë do të jenë gjatë në opozitë, dhe duke sabotuar punën e VETING-ut ata shpresojnë se do të jetë të pushtetshëm dhe do ta kenë sistemin gjyqësor të tyrin, dhe do të kenë mbrojtjen e tij për aferat krimo-korruptive dhe hajnie, ashtu sikurse vepruan edhe opozita në Shqipëri. Mirëpo falë SHBA-ve kryesisht , VETING-u në Shqipëri u miratua dhe po funksionon për mrekulli. Tani kur në pushtet janë LVV dhe Lista “GUXO”, është krijuar shansi dhe mundësia për të miratuar VETING-un edhe pa pritur dakord sinë e opozitës. Pozita dhe pushteti nëse kanë vullnetin, ata duhet ta marrin nismën parlamentare për miratimin e ligjit të VETING-ut, duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga SHBA-të , pasi kjo është një reformë jetike për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".