Pesë çështjet për të cilat zviceranët do të votojnë më 13 qershor

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 14:28
 Pesë çështjet për të cilat zviceranët do të votojnë më 13 qershor

Pesë çështjet që janë në diskutim përfshijnë Ligjin e diskutueshëm Anti-Covid, i cili do t’i jepte qeverisë një bazë ligjore për të vendosur kufizime që synojnë trajtimin e pandemisë në mënyrë të vazhdueshme.

Akti i CO2 kërkon të futë disa taksa dhe masa për të përgjysmuar emetimet e gazeve serë deri në 2030.

Legjislacioni Anti-Terrorizëm do të forconte standardet e mëparshme kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, duke ndëshkuar rekrutimin, trajnimin dhe udhëtimet me qëllim për të kryer një akt terrorist.

Iniciativa për Ujë të Pijshëm të Pastër “kërkon që subvencionet bujqësore të ndahen vetëm për praktikat bujqësore që nuk dëmtojnë mjedisin dhe nuk ndotin ujin e pijshëm”.

Ata u referohen posaçërisht pesticideve, antibiotikëve dhe importeve të foragjereve dhe plehrave të përdorura në bujqësi.

Nisma “Për një Zvicër pa pesticide sintetike” bën thirrje për ndalimin e këtyre produkteve në bujqësi, në sferën publike, dhe gjithashtu do të zbatohej për importet e produkteve nga jashtë./Albinfo.ch

(Kosova Sot Online)