Informormoi babain që të vriste ish-burrin, dalin detaje të reja nga vrasja e djeshme

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 14:39
 Informormoi babain që të vriste ish-burrin, dalin detaje të reja nga vrasja e djeshme

Dhurata Saliaj dyshohet se ka qënë personi që ka lajmëruar babain e saj për tu futur në lokal, dhe për të qëlluar ndaj ish-bashkëshortit të saj. Hetuesit thonë se Dhurata Saliaj, ka qenë në rolin e vëzhgueses duke informuar babanë e saj, Mexhit Picari mbi lëvizjet e viktimës.

Rezulton sipas policisë, se vajza ka njoftuar Mexhit Picarin dhe ku i fundit i pajisur me armë zjarri TT, ka shkuar në lokal dhe ka qëlluar me disa plumba Kudret Saliaj.

Në dëshminë e saj përballë hetuesve ajo është shprehur se është kërcënuar disa herë nga ish-bashkëshorti. Ndër të tjera, ajo nuk e ka mohuar se ka kërkuar që në Gjykatë, ditën e djeshme të ishte i pranishëm dhe babai i saj.

Kudret Saliaj u qëllua mesditën e djeshme nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën.

(Kosova Sot Online)