Si e mori emrin plisi shqiptar?

  • E.K /
  • 05 qershor 2021 - 16:49
 Si e mori emrin plisi shqiptar?

Plisi është simbol i identitetit kombëtar shqiptar të cilin shqiptarët e kanë ruajtur me xhelozi e krenari.

Përdorimi i Plisit ka qenë i domosdoshme për të gjithë meshkujt duke filluar nga mosha e hershme e djalërisë madje ata që nuk e përdornin plisin u quanin njerëz pa vlerë.

Plisi e mori emrin kështu nga se krijohet prej leshit të deleve të bardha, në forma të ndryshme që bëjnë pjesë në veshjen tradicionale shqiptare.

Plisi përveç përdorimit praktik: mbrojtja nga të ftohtit, shiut e diellit të fortë, plisi simbolizon, shpreh krenarinë kombëtare, qëndresën, mosnënshtrimin ndaj pushtuesve të shumtë, pastërtinë morale, ndershmërinë e popullit tonë.

Plisi është nga ato simbole që e identifikon shqiptarin në një turmë njerëzish që nga largësia, ende pa pasur mundësi që ta këmbesh një fjalë me të.

(Kosova Sot Online)