Në Prishtinë djali keqtrajton babanë

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 11:42
Në Prishtinë djali keqtrajton babanë

Policia në Prishtinë ka arrestuar një burrë i cili ka keqtrajtuar babanë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 06.06.2021 – 11:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka keqtrajtuar babain e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)