KQZ tregon se sa milionë euro do të shkojnë për zgjedhjet lokale

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 11:54
 KQZ tregon se sa milionë euro do të shkojnë për zgjedhjet lokale

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është bërë e ditur se për zgjedhjet lokale që parashihen të mbahen këtë vit do të duhen mbi 7 milionë euro.

Burim Ahmetaj, kryeshef ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, tha se janë duke bërë përgatitjet në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Përderisa Arianit Elshani nga PDK-ja ceku se buxheti aktual i KQZ-së është 7 milionë e 64 mijë, dhe në këtë buxhet është i përfshirë edhe raundi i dytë për zgjedhjet lokale që parashihen të mbahen në tetor.

Gjithashtu KQZ-ja ka miratuar kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave, për t’u alokuar një buxhet shtesë prej 3 milion e 886 mijë e 717 euro.

“Buxheti aktual i KQZ-së, është 7 milionë 64 mijë e 436 euro dhe për nevojat që ta përmbyllim këtë vit suksesshëm duhet të bëjmë një kërkesë edhe për 3 milionë e 886 mijë e 717 euro në Ministrinë e Financave për t’i aklokuar në kuadër të KQZ-së”, tha ai.

(Kosova Sot Online)