Ganimete Musliu publikon disa fotografi: Mirëmëngjesi, a ka naj dasëm sivjet a jo?

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 11:36
Ganimete Musliu publikon disa fotografi: Mirëmëngjesi, a ka naj dasëm sivjet a jo?

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka pyetur nëse ka ndonjë “dasëm” sivjet, duke publikuar disa fotografi të lajmeve lidhur me punësimet e zyrtarëve të LVV-së dhe të afërmve të zyrtarëve të lartë e deputetëve të kësaj partie në institucionet shtetërore.

“Miremengjesi, a ka naj dasem sivjet a jo”, ka shkruar Musliu mbi fotografitë.

Kryeministri Albin Kurti, në një paraqitje në Kuvend javën e kaluar e mori fjalën për t’u përpjekur që ta arsyetojë angazhimin e anëtarëve partiakë dhe të afërmve të zyrtarëve të LVV-së në institucionet shtetërore. Gjersa kryeministri ka thënë se të emëruarit janë profesionistë e të përgatitur, deputetët e Kuvendit kishin nisur të qeshurat, ndërsa kreu i Qeverisë vazhdonte të thoshte se me angazhimin e anëtarëve partiakë dhe të afërmve nuk kanë bërë asnjë shkelje.

Kurti tha se ata që u angazhuan në institucione si të afërm, janë të përgatitur e profesionalë, ndërsa tha se vendimmarrja përmes mbiemrave të farefisit apo punësimi familjar nuk janë vlera të qeverisjes së mirë.

(Kosova Sot Online)