Lipjan: Gjendet mjet i dyshuar, në vend të ngjarjes dalin FSK-ja dhe KFOR-i

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 12:18
 Lipjan: Gjendet mjet i dyshuar, në vend të ngjarjes dalin FSK-ja dhe KFOR-i

Një person nga Lipjani ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, në Shalë të Lipjanit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ndërkaq ekipet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it kanë asgjësuar mjetin në mënyrë të kontrolluar.

“Shale, Lipjan, 06.06.2021 – 08:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë asgjësuar mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)