Cramon: Në dialog ka edhe shumë gjëra tjera urgjente krahas asociacionit

  • G.G /
  • 07 June 2021 - 13:08
Cramon: Në dialog ka edhe shumë gjëra tjera urgjente krahas asociacionit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka deklaruar lidhur me vizitën e të dërguarit special për Ballkanin Palmer dhe të dërguarin special të BE-së Lajçak në Prishtinë dhe Beograd se është shumë me rëndësi që “tash ShBA-të janë në anën ton dhe janë të domosdoshme për shkak stabilitetit në shtigje të gjata”, shkruan “Kosovo-online”.

Sipas Cramon “përfaqësuesi special amerikan Palmer  ka nis të punojë në administratën e Tramp, por shpreson se tash do të mund të vazhdojë punën e vetë, që me të vërtetë ndihmon në bashkëpunimin shumë-kulturor”.

"Aktorët evropian me siguri vlerësojnë përkushtimin e presidentit amerikan Biden dhe që regjioni me të vërtetë ka nevojë për mbështetjen e ShBA-ve”, tha ajo.

Ndërkohë lidhur me dialogun, Kramon theksoi se “asociacioni i komunave serbe sigurisht është një ndër çështjet, por ka edhe shumë çështje tjera të cilat bashkësia serbe mund të bëjë në këtë proces. Besoj se në dialog ka edhe gjëra tjera urgjente, por shpresojë së do përbëjnë një fillim të freskët në këtë proces” tha Cramon.

(Kosova Sot Online)