Faik Fazliu: Pas incidentit, fëmijët e mi e pyetën gruan nëse jam çlirimtar apo kriminel

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 08:16
 Faik Fazliu: Pas incidentit, fëmijët e mi e pyetën gruan nëse jam çlirimtar apo kriminel

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në një lokal në Prizren.

Fazliu ka treguar se ai është ndjerë shumë keq që si veteran i luftës është nëpërkëmbur nga Policia e Kosovës.

Fazliu ka treguar se pas incidentit fëmijët e kanë pyetur gruan nëse jam apo jo çlirimtar.

“Pas incidentit, fëmija e mi e pyetën gruan nëse jam çlirimtar apo kriminel”, ka thënë Fazliu.

Ai ka deklaruar se pas rrëzimit nga ana e policisë, ka pasur probleme me boshtin kurrizor, ndërsa pasi i janë vënë prangat, thotë se një nga policët i ka vënë gjurin në protezën që ka në këmbë.

(Kosova Sot Online)