Lexoni edhe:
Pastrimi të mos ndalet, të goditen të gjitha çerdhet që prodhojnë krim e korrupsion
Shtetet e Bashkuara kanë arritur ta kthejë shumicën e parave prej 4.4 milionë dollarësh që ishin dhuruar si pjesë e haraçit të kërkuar nga një bandë kriminale, e cila kishte arritur ta bllokonte një naftësjellës muajin e kaluar.
Grupi “DarkSide”, për të cilin autoritetet amerikane thanë se operon nga lindja e Evropës dhe me gjasë Rusia, ndërhyri në naftësjellës muajin e kaluar. Sulmi shkaktoi mungesë të karburantit për disa ditë.
Pastrimi të mos ndalet, të goditen të gjitha çerdhet që prodhojnë krim e korrupsionLexoni edhe:
Të hënën, zëvendëskryeprokurorja Lisa Monaco tha se hetuesit ka gjetur dhe ka konfiskuar 63 njësi të kriptovalutës Bitcoin me vlerë të 2.3 milionë dollarëve, që përbën shumicën e haraçit të paguar. Që nga pagimi i haraçit, vlera e Bitcoin-it ka rënë në masë të konsiderueshme.
Qeveria amerikane ka rekomanduar në të kaluarën që kompanitë të mos i paguajnë kriminelët rreth sulmeve kibernetike, në rast se ata nxisin sulme tjera në të ardhmen, shkruan BBC.
Pas sulmit, kompania e goditur nga sulmi i hakerëve e pagoi haraçin përmes kriptovalutave dhe më pas iu dha një mjet dekriptimi për t’i zhbllokuar sistemet e bllokuara nga hakerët, ndonëse ky hap nuk mjaftoi për rifillimin e menjëhershëm të punës.
(Kosova Sot Online)