Arrestohet një person për detyrim në prostitucion, policia konfiskon këto prova materiale

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 10:45
 Arrestohet një person për detyrim në prostitucion, policia konfiskon këto prova materiale

Policia njofton për arrestimin e një personi nën dyshimin se i njëjti ka ofruar veprën “mundësim ose detyrim në prostitucion”.

Tek i njëjti janë konfiskuar disa prova materiale, si para të gatshme, telefona celularë dhe një thikë.

Njoftimi i plotë i policisë:

MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTITUCION /Prishtinë-Gjilan (NN) 06.06.2021  – 21:30. Është  arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartë-cekur. Te i njëjti si prova materiale janë konfiskuar: 1775.6 €, 170 franga zvicerane, 16 dollar, 10 paund, 10 lira, 200 lek, tre telefona celular dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)