Një person në Prizren arrestohet nga policia, bashkëjetonte me një të mitur dhe i shkaktonte edhe lëndime trupore

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 10:54
 Një person në Prizren arrestohet nga policia, bashkëjetonte me një të mitur dhe i shkaktonte edhe lëndime trupore

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren për shkak se i njëjti kishte bashkëjetuar për disa muaj me një të mitur.

Sipas policisë, i dyshuari asaj i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore.

“Prizren 05.06.2021  – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar për disa muaj me viktimën femër kosovare të cilës i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore.  Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)