Momenti i shembjes së kullave të centralit bërthamor gjatë ndeshjes së futbollit

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 08:57
 Momenti i shembjes së kullave të centralit bërthamor gjatë ndeshjes së futbollit

Një ndeshje futbolli e luajtur në qytetin anglez të Rugeley u ndërpre për shkak të prishjes së kontrolluar të katër oxhaqeve të termocentralit bërthamor të qytetit.

Prishja e oxhakut të lartë 117 metra të centralit bërthamor ishte planifikuar për dje në orën 11 e 15 minuta, të cilat nikoqirët e ndeshjes, padyshim, ose i harruan ose nuk ishin në njohuri.

Prishja e kullave ishte faza e fundit e mbylljes së termocentralit bërthamor, në vendin e së cilës do të ndërtohen 2.300 shtëpi të reja.

Në kapacitetin e tij maksimal prej 600 megavat në 1983, termocentrali punësoi 850 njerëz. Kur Rugeley B u mbyll në vitin 2016, 150 punëtorë humbën punën e tyre pasi planet e kalimit në djegien e biomasës u braktisën.

(Kosova Sot Online)