Gjenden katër refugjatë në një maune, dogana jep detaje

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 09:27
 Gjenden katër refugjatë në një maune, dogana jep detaje

Dogana e Kosovës në një komunikatë që kanë nisur për media kanë bërë të ditur se sot gjatë kontrollimit të mauneve oficerët doganor kanë hasur në refugjat të cilët kanë hyrë ilegalisht.

Mauna, sipas njoftimit të doganës ishte duke ardhur nga Greqia, ndërsa, refugjatët ishin nga Siria.

“Gjatë kontrolleve doganore të një maune nga Greqia oficerët kanë gjetur 4 (katër) refugjat nga Siria. Refugjatëve u është ofruar ndihma e nevojshme, gjithashtu rasti ka vazhduar tek Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)