Me urgjencë ligji VETTING, të finalizohet dhe të zbatohet para fundit të këtij viti

Me urgjencë ligji VETTING, të finalizohet dhe të zbatohet para fundit të këtij viti

Hajrullah Tërnava

  • 09 June 2021 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Për këtë qëllim duhet të veprohet me prioritet nga Ministria e Drejtësisë̈, që duke anashkaluar e mos përfillur fare obstruksionet e opozitës sa i takon bashkëpunimit në grup punues për draftimin e Ligjit VETTING, që ky ligj të hartohet pa vonesë, deri në fillim të pushimeve të verës në muajin gusht, dhe të bëhet maksimumi për miratim në sesionin vjeshtor e fillim të zbatimit gjatë këtij viti, më së voni në pjesën e dytë të sesionit vjeshtor, për të ju qasur edhe procesit të pastrimit total e gjeneral të sistemit të kapur të drejtësisë̈ që nga kupola e saj drejtuese e tej degraduar dhe e lidhur fort me krimin e korrupsionin që po ua bën avokatinë pandalshëm për 13 vite rresht.

Qeverisja duhet ti jetësoj ligjet e saja dhe ti luftoj të gjitha të këqijat në këtë shtet, sepse pa forcimin dhe funksionimin e drejtësisë dhe të drejtave të njerëzve nuk na merr askush në konsideratë dhe nuk na vlerëson si shtet demokratik e serioz. Pa një drejtësi të mirëfilltë askush nga ndërkombëtaret nuk do te investoj në shtetin tonë, që për shtetin tonë dhe rininë e sajë, janë të domosdoshme ato investime që të hapen vende të reja pune për rininë, të ndalet trendi i migrimit jashtë vendit, prandaj është më se e nevojshme tani dhe në të ardhmen të funksionojnë të gjitha hallkat e sistemit të së drejtës, sundimit të ligjit, të luftohet krimi në përgjithësi dhe kudo.

Duke marrë parasysh këtë është tepër urgjente të finalizohet ky proces, sepse duke u nisur nga përvoja për krejt dështimet në drejtësinë̈ tonë me të cilat nxirret edhe konstatimi se krimi i organizuar është ngulitur mu në kupolën e kriminalizuar drejtuese, që janë pikërisht KGJK-ja dhe KPK-ja dy adresa kryesore ku duhet të drejtohet e të filloj VETTING-u, duke qenë si dy shtylla plotësisht të kapura nga krimo-politika e ish-qeverive tej inkriminuara që nga viti 2008-2020 dhe mafio-oligarkia e nëntokës kriminale e cila po vepron kriminalisht ditën e natën 24/24 ore.

Situata e tanishme e kriminalizuar thellësisht e sidomos kur kemi fakte se ata qe e udhëhoqën këtë shtet deri me tani, janë po ata qe iu ka interesua pasurimi i tyre, prandaj i kane ndërvarur ato veprime qe tani Kosovën e kane katandisur ne këtë nivel te kriminalizimit, qe tani eshte shteti ma i izoluar ne Evropë, dhe eshte për me u habitur se si janë̈ inkriminuar kaq thellë në krim të organizuar njerëzit zyrtare te larte ish-qeveritare me pozita te larta që do të duhej të ishin në ballë për te bere luftën e pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, ata janë pasuruar madje fillojnë që nga zyrtaret policor, gjyqtarët e prokuroret, duke u bërë̈ NJESH me krimin dhe nëntokën kriminale që realisht ka futur rrënjët thellë në udhëheqjen e shtetit të Kosovës, e i cili duhet të c ’kapet sa me parë përmes ligjit VETTING.

Në situatën në të cilën gjendet vendi i ynë, sa më parë duhet vepruar, me urgjencë dhe pa vonesë e as komoditet të tepruar në këtë pikë, së pari pasi (pa)drejtësia kosovare po luan me fatet dhe të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetareve dhe bizneseve të palidhura me krimin, dhe po mbron e po vihet në mbrojtje duke bërë edhe avokatinë e mafio- oligarkëve të inkriminuar politik dhe mafio- oligarkëve të bizneseve të pista e thellë të inkriminuara në të gjitha pushtetet dhe nivelet e pushtetit në vend.

Nëse në mënyrë të pamëshirshme do të luftohet krimi në përgjithësi e sidomos mbas miratimit të Ligjit të VETTING-ut, dhe institucionet e drejtësisë spastrohen ashtu si e kërkon rendi, dhe gjatë luftimit të krimit do të zbulohen edhe de jure, kush ishin ata që e kriminalizuan këtë vend në ato përmasa aq të larta, shteti do të merr frymë lirisht dhe do të forcohet ligjërisht, sepse po ata të njëjtit që e qeverisën këtë vend kaq gjatë, na shitshin patriotizëm të skajshëm pandërprerë, sot mundohen ti mbrojnë pa arsye po ata të “mëdhenjtë” të kriminalizuar e të korruptuar, që në shumicë populli e ka kuptua rrolin dhe papastërtinë e tyre si kombëtare si qytetare, prandaj duhet të përballen me ligjin. Me miratimin e ligjeve VETTING dhe për konfiskimin e pasurive të pa justifikueshme, të gjithë atyre që janë pasuruar në këtë mënyrë, do të ju konfiskohet pasuria antiligjore e përfituar dhe do të zbardhet burimi prej nga e kanë krijuar, plaçkitur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".