Arrestohet djali i Rifat Jasharit, ish e dashura e raporton në polici për dhunë fizike

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 10:09
 Arrestohet djali i Rifat Jasharit, ish e dashura e raporton në polici për dhunë fizike

Mesditën e së martës, policia ka arrestuar një person i cili është raportuar nga ish-e dashura e tij se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Burime të medias brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Fazli Jasharin, djalin e Rifat Jasharit.

Sipas të njëjtave burime, viktima ka raportuar në polici mëngjesin e së martës se ish-i dashuri i ka shkuar në banesën e saj në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ku e ka sulmuar fizikisht.

Viktima A.E., ka deklaruar në polici se i dyshuari ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj saj.

I dyshuari është arrestuar pasditen e së martës, ndërkaq pas intervistimit nga policia, është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

(Kosova Sot Online)