Florian Bieber ia përplas fytyrës Aleksander Vuçiqit kohën kur i thurte lavde Ratko Mlladiqit

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 10:32
 Florian Bieber ia përplas fytyrës Aleksander Vuçiqit kohën kur i thurte lavde Ratko Mlladiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që njihet për lavdatat e tij për kriminelët serbë të luftës kishte lavdëruar në Parlamentin e Serbisë, në vitin 2007, ish-komandatin e serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiq i cili u dënua me burg të përjetshëm dje për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në luftën e Bosnjes.

Gazetari Florian Bieber ka postuar një video ku Aleksandër Vuçiq thurrte lavde për Mlladiqin në Parlamentin serb.

Vuçiq që në vitet e 90-ta shërbente si ministër i Informacionit i Sllobodan Millosheviqit poashtu ishte filmuar duke vendosur në ndërtesën e televizionit serb B92, pllakën me emrin e Ratko Mlladiqit.

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara e ka dënuar me burgim të përjetshëm kriminelin serb, Ratko Mlladiq. Kësisoj, është konfirmuar vendimi i shkallës së parë.

Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyambe deklaroi konstatimin e Dhomës së Apelit se Mlladiq nuk ka mundur ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në krime.

(Kosova Sot Online)