Rusia thirrje ShBA-së: Ndiqeni rezolutën 1244, mos e armatosni Kosovën

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 10:56
 Rusia thirrje ShBA-së: Ndiqeni rezolutën 1244, mos e armatosni Kosovën

Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që ta respektojnë rezolutën 1244 dhe ta shmangë politikën e dhurimit të pajisjeve ushtarake dhe armëve Kosovës.

“Ne i bëjmë thirrje ShBA-së që ta ndjekë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ta braktisë politikën e inkurajimit të Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë. Hapa të tillë provokues i minojnë përpjekjet për zgjidhjen për Kosovën dhe i rrisin tensionet ndëretnike dhe ndërfetare”, shkruhet në postimin e Ambasadës së Rusisë në ShBA në Twitter.

Shkrimi është i shoqëruar me fotografinë ku shihen disa automjete të blinduara që Shtetet e Bashkuara ia ka dhuruar FSK-së.

(Kosova Sot Online)