ShSKUK: 114 pacientë në trajtim nga COVID-19

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 11:15
 ShSKUK: 114 pacientë në trajtim nga COVID-19

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 114 pacientë janë në trajtim nga Covid-19.

Sipas njoftimit, prej tyre 36 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Ndërsa dy janë në gjendje të rëndë.

Njoftimi i plotë:

Stafi shëndetësor i klinikave  COVID të QKUK-së dhe i spitaleve të përgjithshme po trajton 114 pacientë, thotë raporti i punës për datën 9 qershor 2021.

Prej tyre, 36 janë të konfirmuar me COVID-19, 2 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 77 nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 75 pacientë:

1 pacient është në gjendje të rënduar

19 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

57 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 19 pacientë, 1 në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 56 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 39 pacientë:

17 të konfirmuar pozitivë

20  me oksigjeno-terapi.

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacientë

Spitali i Pejës, 18 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë

(Kosova Sot Online)