Lexoni edhe:
Arbërie Nagavci: Kemi trajnuar mbi 700 edukatorë në shkollat e Kosovës
Posta e Kosovës ka njoftuar se ka nisur ekzekutimi i pagave për disa prej punëtorëve të kësaj ndërmarrje publike.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Posta ka bërë me dije se brenda një afati shumë të shkurtër do të ekzekutojë edhe pagat për pjesën e mbetur të punëtorëve.
Arbërie Nagavci: Kemi trajnuar mbi 700 edukatorë në shkollat e Kosovës Lexoni edhe:
“U.D. Kryshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Z. Rafet Jashari, një ditë pas marrjes të detyrës, me dt. 04.06.2021, ka arritur të ekzekutoi pagat e punëtorëve me kohë (kategoria gradat 1-5), si dhe është duke punuar intensivisht së bashku me Menaxhmentin e PK-së që brenda një afati shumë të shkurtë, të ekzekutoji pagat edhe për pjesën tjetër të mbetur të punëtorëve.
Fokus kryesor i U.D. Kryeshefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës në krye të Menaxhmentin e kësaj ndërmarrje publike, do të mbetet stabiliteti financiare i saj”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)