Lexoni edhe:
Ministria e Drejtësisë të mos vonohet për reformat e premtuara në sundimin e ligjit
Sipas një studimi të bërë së fundmi, ka rezultuar se 90% e faturave që jepen në dyqane, lokale apo restorante përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer.
Këto fatura përmbajnë një bojë e cila zbehet me kalimin e kohës. Kjo ndodh sepse ato bëhen me letër termike që ka një kimikat të quajtur BPA.
Ministria e Drejtësisë të mos vonohet për reformat e premtuara në sundimin e ligjitLexoni edhe:
Ekspertët thonë se nga këto studime ka dalë se ky kimikat mund të jetë shkaktar për kancer, ndërsa më parë ka qenë i lidhur me infertilitetin, autizmin, obezitetin, diabetin e tipit 2, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit.
Sipas profesorëve të Universitetit të Granadës, Spanjë, është shqetësim i madh për publikun që është i ekspozuar ndaj BPA, që shpesh gjendet në plastikë.
“Ne duhet të shmangim ruajtjen e faturave në xhepa, çanta, kuleta apo makina”, shprehen ata.
(Kosova Sot Online)