Dy spitalet e Kosovës pa asnjë pacient me COVID-19

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 14:26
 Dy spitalet e Kosovës pa asnjë pacient me COVID-19

Pas një kohe të gjatë, Spitali i Gjakovës dhe i Ferizajt pa asnjë pacient për trajtim me COVID-19.

“Zë shprese dhe inkurajim për ta vazhduar betejën, e cila nuk fitohet dot pa angazhim e kujdes gjithëshoqëror”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Rastet me koronavirus kanë shënuar rënie të madhe kohëve të fundit në vend, por kjo është vërejtur edhe në nivel global.

(Kosova Sot Online)