Petar Petkoviq reagon pas shkrimit “Jezusi nuk i do serbët”, te kisha në Oborrin e UP-së

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 10:04
Petar Petkoviq reagon pas shkrimit “Jezusi nuk i do serbët”, te kisha në Oborrin e UP-së

Në derën e kishës së kontestuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës, është bërë një grafit me mbishkrim në gjuhën angleze ku thuhet se “Jezusi urren serbët”.

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas këtij grafiti të vendosur në derën e kishës ortodokse.

Ai ka shpërndarë fotografinë në rrjetin social “Twitter”, dhe ka shkruar se për mesazhet e paqes, përgjigja është mbishkrime të urrejtjes dhe ka pyetur se a ekziston pajtimi dhe e ardhmja e vërtetë me veprime të tilla anti-civilizuese nga Prishtina.

Postimi i plotë:

“Për mesazhet e paqes, përgjigjja është mbishkrime të urrejtjes. Pengesat dhe ndalimet janë përgjigja për ndërtimin e bashkëjetesës. Policia, protestat dhe kërcënimet e rrënimit janë përgjigjja e kremtimit dhe lutjes.

A ekziston pajtimi dhe e ardhmja e vërtetë me veprime të tilla anti civilizuese nga Prishtina?!”

(Kosova Sot Online)