
Lexoni edhe:
Është momenti historik që Kosovë të hyj seriozisht në “valle” me Amerikën!
Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi
PDK-ja po sillet sikur kurrë nuk kanë qenë në pushtet. Kanë "harruar" që bashkë me LDK-në më së gjati kanë qenë në pushtet. Dialogun me Serbinë ishin ata që e nisen, madje pa asnjë kusht të vetëm. Kurse sot kërkon diçka që është dashur ata ta bëjnë.
Dyfytyrësi dhe idiotizëm. Hipokrizi e gjallë. Çdo deklaratë e ushtruesit të detyrë së kryetarit të PDK-se, vetëm po i bën dëm kësaj partie. Edhe turpi ka turp nga njerëzit që gënjejnë, mashtrojnë dhe nuk e mbajnë fjalën. Kurrë mos e mbroj të keqen. Nuk ka të keqe të "mirë". Sado e vogël është e keqe. Arsyetimi më banal: tjetri ka bërë të keqe më të madhe se unë. Gjithçka fillon nga e vogla për t'u bërë e madhe. Ata që merren me gjëra të këqija janë përcaktuar në atë rrugë.
Është momenti historik që Kosovë të hyj seriozisht në “valle” me Amerikën!Lexoni edhe:
Por hipokrizia më e madhe është e atyre që bashkëtojnë me të dyja!. Dialogu me Serbinë është dashur të kushtëzohet qysh në fillim. Disa kërkesa tepër njerëzore, duke filluar nga kërkim falja. Hashim Thaçi nuk e beri një gjë të tillë. Të gjitha këto ngatërresa të dëmshme janë falë tij. Edhe Asociacioni. Kjo e fundit nuk bën në asnjë mënyrë të pranohet. Siç kam thëne disa herë, më mirë shkëmbim territori se sa Asociacioni i komunave serbe!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"