Interesante: Pronarja e maces hajneshë i vendos gjërat në tel: Merrini, nëse janë tuajat

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 12:54
 Interesante: Pronarja e maces hajneshë i vendos gjërat në tel: Merrini, nëse janë tuajat

Pronarja e një maceje në Oregon të Shteteve të Bashkuara ka vendosur një pankartë në oborr, në të cilën shkruhet “Macja ime është hajneshë. Ju lutem, merrini këto gjëra, nëse janë tuajat”.

Zonja Kate Felmet në një farmë mënyrë u detyrua të vepronte kështu, pasi macja e saj, Esme, solli në shtëpi shumë maska, rroba dhe doreza.

“Sapo e vendosa shenjën, ajo për një javë nuk më solli asgjë. E pata përshtypjen se ishte paksa e zemëruar për këtë”, tha pronarja e maces.

“Njerëzit afrohen dhe zakonisht bëjnë fotografi, por autobusi i shkollës u ndal dhe disa morën doreza”, shtoi ajo.

“Kam menduar që të vendos një pankartë tjetër, me të cilën do t’u thosha njerëzve që të marrin doreza, nëse i dëshirojnë”, tha më tej zonja Felmet.

Përpos dorezave, që duket se i ka favorite, macja krejt e zezë ka sjellë në shtëpinë e pronares edhe kamerë të vogël, rroba të larjes dhe ngjitës.

(Kosova Sot Online)