Konjufca i drejtohet Hoxhajt duke qeshur: S’po di a me t’u drejtu deputet, apo anëtar i shkollës verore

  • G.G /
  • 11 June 2021 - 13:28
Konjufca i drejtohet Hoxhajt duke qeshur: S’po di a me t’u drejtu deputet, apo anëtar i shkollës verore

Një situatë tjetër qesharake ka ndodhur në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Kësaj radhe, moment qesharak pati mes kryekuvendarit Glauk Konjufca dhe deputetit të PDK-së, Enver Hoxhajt.

Në momentin kur Konjufca ia jep fjalën Hoxhajt, i thotë se nuk e dinë si t’i drejtohet, si ‘deputet’ apo si ‘anëtar i shkollës verore’.

“Tash (hahaha), tash do t’i japë tri replika, edhe replikën e parë ia japë Enver Hoxhajt,po spo di a me ju drejtu deputet, apo anëtar i Shkollës Verore”, i tha Konjufca-Hoxhajt.

Ndërsa, Hoxhaj i thotë se është mirë që ta ftojnë edhe atë si anëtar të ‘shkollës verore’.

“Faleminderit shumë zotri kryertar, unë mendoj që është mirë edhe mu mem ftu si anëtar i shkollës verore”.

Krejt kjo ndodhi pasi në fjalën e parë të Hoxhajt ka ironizuar me seancën duke e cilësuar si ‘shkollë verore’, ndërsa Kurtit i ka uruar mirëseardhje në këtë ‘seminar’.

(Kosova Sot Online)