Lajmi i mirë: Asnjë viktimë dhe vetëm 10 raste pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 15:05
Lajmi i mirë: Asnjë viktimë dhe vetëm 10 raste pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19, pas testimit të rreth 2 mijë mostrave.

“Nga 1.977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679. Në total numri i rasteve aktive është 627”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.

Deri më sot 7.718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679.

Në total numri i rasteve aktive është 627.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)